Numri i viktimave nga aksidenti tragjik në aksin Shkodër – Velipojë ka shkuar në katër.
Pasi humbi jetën Edmond Preka i njohur si Mondi Gjergji , foshnja i tij 8 muajsh dhe vajza 5-vjeçe, ka ndërruar jetë edhe Noemi, 10-vjeçe.
Ndërkohë, mjekët bëjnë të ditur se nëna Evisa Gjergji e moshës 36 vjeçe ndodhen në gjendje kritike.
Mbrëmjen e sotme në rrugën Velipojë-Shkodër, dy automjete u përplasën mes tyre, duke shkaktuar për pasojë katër të vdekur dhe deri më tani, tre të plagosur.