Është rritur bilanci i aksidentit të frikshëm të ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Shkodër-Velipojë ku nga përplasja e dy mjeteve u plagosen 7 persona.
Mësohet se nga ky aksident kanë humbur jetën babai Mondi Gjergji dhe foshnja 8 muajsh të cilët udhëtonin në një nga mjetet. Dy fëmijë të tjerë ndodhen në gjendje të rëndë për jetën.