Janë mbyllur ndeshjet e Kategorisë së Dytë, Grupin B, të vlefshme për javën e 14-të. Elbasani vazhdon rrugën drejt rikthimit të Kategorinë e Parë me një fitore 0-3 ndaj Përmetit. Elbasanlinjtë ndodhet përkohësisht në vend të parë.
Ndërkohë, Orikumi ka fituar një sfidë shumë të rëndësishme ditën e sotme përballë Butrintit në Sarandë në rezultatin 1-2. Goli i pare eshte shenuar ne minuten e 47 nga Dhrami e me pas vendasit kane barazuar ne minuten e 53. Oriku ka kaluar ne avantazh ne minuten e 73 me golin e shenuar nga Capoj.
Albpetroli ka fituar minimalisht në shtëpi 1-0 ndaj Gramozit, ndërsa Maliqi ka humbur 0-3 derbin ndaj Devollit në shtëpi. Devolli kalon në renditje Albpetrolin dhe shkon në vend të tretë.
Ja si kanë përfunduar sfidat e tjera:
Skrapari 2-1 Këlcyra
Albpetroli 1-0 Gramozi
Përmeti 0-3 Elbasani
Maliqi 0-3 Devolli
Butrinti 1-2 Oriku
Memaliaj 3-1 Tepelena