[sgmb id=”1″]
Lajm i mire per banoret e fshatrave Dukat, Tragjas, Jonufer, Radhime e Dukat fshat.
Ashtu sic konfirmoi pak dite me pare, drejtori i Ujesjelles Kanalizime, Dorian Xhelili, sot Keshilli Bashkiak i Vlores, miratoi marreveshjen paraprake te investimit ndermjet Bashkise se Vlores dhe Fondit Shqiptar te Zhvillimit per “Ndertimin e Ujesjellesit te Fshatrave Dukat, Tragjas, Jonufer, Radhime e Dukat fshat”. Keshilli Bashkiak miratoi edhe kontributin qe rrjedh nga kjo marreveshje ne masen 10% sipas pikes 2.1 te kesaj marreveshje ne vleren 357.336.000 leke. Per vitin 2017 vlera e financimit do te jete 6% ose 21.440.160 leke dhe 4% do te planifikohet ne buxhetin e vitit 2018.