Loading...

Fenomeni qe ndodh ne Orikum. Blejne apartamente dhe behen pronar por nuk . . . !

Nje fenomen qe ka ndikuar dhe ndikon negativisht ne buxhetin e bashkise ka ndodhe dhe ndoshta po vazhdon te ndodh ende ne Orikum. Ne vitin 2015 para se Bashkia Orikum te shkrihej dhe te kalonte nen vartesine e Bashkise Vlore eshte konstatuar se qytetare te ndryshem kane blere apartamente dhe jane bere pronare te tyre por ata nuk kane bere rregjistrimin ne gjendjen civile te Bashkise Orikum e per pasoje nuk kane kryer detyrimin per taksen e baneses per shkak se nuk eshte ditur adresa e tyre.

Kjo ka sjelle si rrjedhoje mos kryerjen e pagesave per taksen e baneses nga pronaret e apartamenteve dhe keto te ardhura te konsiderueshme kane munguar ne Bashkine e Orikumit te pakten para vitit 2015.

Kjo fenomen eshte konstatuar edhe nga Kontrolli i Larte i Shtetit i cili e ka permendur ne raportin e tij kete shkelje duke lene detyra per Bashkine e Orikumt. Kontrolli i Larte i Shtetit ka kerkuar nga Bashkia Orikum te të rakordojë me ZVRPP Vlorë për emrat e qytetarëve,adresat dhe sipërfaqen e banimit të secilit prej pronarëve të banesave, duke bërë edhe verifikimin përkatës.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com