Loading...

Humbi këmbët pas shpërthimit të tritolit, bashkëshorti i kërkon falje gruas

Një histori dashurie që mund ta shihni vetëm nëpër filma. E tillë ishte historia e Julit dhe Erjolës që u trajtua këtë të shtunë, në premierën e programit “Dua të të bëj të lumtur”. Kjo histori nisi në qytetin e Shkodrës, gjatë kohës kur Juli studionte për juridik ndërsa Erjola studionte për anglisht.

Ai vinte nga një familje e thjeshtë që jetonte në fshat, ndërsa Erjola nga një familje me mundësi të mira ekonomike që jetonte në qytet. Për këtë shkak, ai e shihte Erjolën si të paarritshme dhe i janë dashur shumë vite përpjekje për ta bërë atë për vete.

Më në fund u lidhën dhe erdhën të jetonin në Tiranë ku bënë dasmën dhe u bënë prindër të një djali. Juli filloi punë si jurist dhe një ditë kur ai po shkonte për në punë ndodhi një shpërthim tritoli. Një shpërthim i cili nuk e vrau, por i mori këmbët. Ai u gjend në vendin dhe kohën e gabuar pasi shpërthimi kishte qenë për dikë tjetër.

Këtu ai mendoi se jeta e tij mori fund, mendoi se shpërthimi nuk i mori vetëm këmbët e tij por gjithashtu gruan dhe djalin e tij. Mendoi se Erjola do të largohej dhe do ta braktiste, madje ishte Juli ai që insistonte që ajo të largohej, por ndodhi krejt e kundërta. Erjola qëndroi dhe e mbështeti në çdo gjë.

Mesa duket premtimi “do të të qëndroj në të mirë e në të keq deri sa vdekja të na ndajë”, ishte një premtim i bërë me plot zemër. Juli dhe Erjola mbetën pa punë, ajo nuk duhej të kujdesej vetëm për djalin, por gjithashtu edhe për Julin…

Dhe pikërisht për këtë arsye Juli u shfaq në programin “Dua të të bëj të lumtur”, për t’i thënë faleminderit njeriut që e deshi më shumë në jetë dhe që nuk e la vetëm edhe në ditët e tij më të errëta. Mes lotëve, ai i shprehu Erjolës të gjitha ato që kishte vite që donte t’ia thoshte. “Faleminderit” dhe “Më fal”, ishin dy prej mesazheve që shkaktuan emocione të forta, jo vetëm tek Erjola, por edhe tek publiku i pranishëm në studio.

Për të mbështetur Julin në këtë mision të tijin, ishin të ftuar edhe dy kolosët e kinemasë dhe teatrit shqiptar Robert Ndrenika dhe Rikard Ljarja, të cilët ndonëse i refuzojnë të gjitha ftesat televizive, “Dua të të bëj të lumtur” s’mundën t’i thonin JO.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com