Loading...

Kosova 10 vjet shtet – Bashkohet politika shqiptare: Një e ardhme e ndritur e pret

Kosova sot feston 10 vjetorin e pavarësisë. Liderit shqiptarë të politikës kanë përcjellë urimet për këtë ditë.

Kështu presidenti i Republikës së Shqipërisë Ilir Meta në një mesazh urimi deklaron se Kosova në këtë dekadë të parë ka bërë përparim të jashtëzakonshëm në të gjithë elementët shtetndërtues dhe të përfaqësimit të saj dinjitoz në botë.

“Me rastin e 10-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, kam privilegjin dhe kënaqësinë e veçantë t’ju përcjell në emrin tim dhe të gjithë qytetarëve të Republikës së Shqipërisë, urimet më të ngrohta e vëllazërore. Në këtë dekadë të parë si shtet i pavarur dhe sovran, ndajmë me ju krenarinë e përparimit të jashtëzakonshëm që Kosova ka bërë në të gjithë elementët shtetndërtues dhe të përfaqësimit të saj dinjitoz në botë. Jam gjithashtu i entuziazmuar që marrëdhëniet tona vëllazërore dhe ndërshtetërore janë në nivelet më të larta të bashkëpunimit, dhe janë konsoliduar në shtratin e integrimeve europiane dhe euro-atlantike, përkrah partnerëve tanë strategjikë. Kam bindjen e thellë se, vetëdija, pjekuria dhe përgjegjshmëria e lartë shtetërore që karakterizon institucionet dhe popullin e Kosovës do të mundësojnë një zhvillim edhe më të shpejtë e të shumëdëshiruar”- thuhet në mesazhin e urimit të Kreut të Shtetit Shqiptar, Ilir Meta.

Kryeministri Edi Rama urimet i ka përcjellë nëpërmjet një përplasje gotash me homologun e Kosovës Ramush Haradinaj.

“Përplasje gotash në shtëpinë e Haradinajve. GEZUAR FESTEN E PAVARESISE”, shkruan në facebook.

Kryetari i Partisë Demokratike nëpërmjet një postimi në facebook ka uruar pavarësinë, duke deklaruar se Kosova ka një të ardhme të ndritur përpara.

“Gëzuar Pavarësinë, Kosovë! Gëzuar këtë ditë të madhe për të gjithë shqiptarët!

Sot, ne jemi të gjithë me mendje dhe me zemër në Kosovë. Përulemi para veprës së Ibrahim Rugovës, Adem Jasharit e mijëra bijave e bijve të Kosovës dhe mbarë kombit që luftuan e sakrifikuan për këtë ditë të madhe. Sot kujtojmë me përmallim të gjithë të dashurit tanë që u ndanë nga ne me pengun se nuk e panë dot Kosovën të lirë. Por mbi të gjitha, sot jemi krenarë për Kosovën. Jemi kryelartë para botës dhe kombeve se Kosova ka treguar çdo ditë në këta 10 vjet se pavarësia e saj ishte jo vetëm drejtësi njerëzore dhe historike, por edhe burim për paqen, zhvillimin dhe europianizimin e të gjithë Ballkanit. Jemi plot besim se Kosova ka përpara një të ardhme të ndritur, të përparuar dhe europiane. Sot, ne e dimë se e ardhmja e të gjithë shqiptarëve është e bekuar”- theksoi kryeministri Edi Rama.

Edhe Kreu i PD, Lulzim Basha shpreh urimet e tij, duke theksuar se të gjithë ndihen krenarë për Kosovën.

“Sot, ne jemi të gjithë me mendje dhe me zemër në Kosovë. Përulemi para veprës së Ibrahim Rugovës, Adem Jasharit e mijëra bijave e bijëve të Kosovës dhe mbarë kombit që luftuan e sakrifikuan për këtë ditë të madhe. Sot kujtojmë me përmallim të gjithë të dashurit tanë që u ndanë nga ne me pengun se nuk e panë dot Kosovën të lirë”, shkruan Basha në mesazhin e tij të urimit të përcjellë përmes faqes së tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”.

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati në urimin e tij theksin projektet që kanë dy vendet në 10-vjeçarin e ardhshëm.

“Heqja e barrierave ekonomiko-tregtare, krijimi i lehtësirave të qarkullimit të kapitalit, mallrave dhe njerëzve, si dhe promovimin e përbashkët i gjuhës dhe kulturës shqiptare në botë, janë udhëzues për dhjetëvjeçarët e ardhshëm”,shkruan Bushati.

Edhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj ka përcjellë urimet e tij për 10-vjetorin e pavarësisë së Kosovës nëpërmjet një vedeomesazhi.

“Unë mendoj se kjo është një ditë për të reflektuar sesa kemi arritur por edhe për të hapur imagjinatën sesa larg mund të shkojmë. Shqipëria dhe Kosova e kanë të ardhmen përpara dhe ditën më të mira janë përpara nesh kur ne bashkëpunojmë për të punuar për vendin tonë”.

Urimet për Kosovën kanë ardhur edhe nga nënkryetari i LSI, Luan Rama, i cili thekson se pavarësia e saj është një ëndërr e të gjithëve që është bërë realitet.

“10 – vjetori i Pavarësisë së Kosovës – festë për të gjithë shqiptarët e botës. Kosova e pavarur – ëndërra jonë e bukur e bërë realitet. Pavarësia e Kosovës, monument përjetësie për luftën e UÇK-së. Thua Kosovë dhe ke thënë atdhetari, sakrificë, heroizëm e dinjitet kombëtar”.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com