Policia e Fierit ka arrestuar dy persona të cilët kanë hyrë nëpër banesa për të vjedhur. Bëhet fjalë për dy raste të ndryshme. Në rastin e parë u arrestua Ferdinant Çoku, 44 vjeç, banues në Lushnje.
“Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë mbrëmjes ka shkuar për të vjedhur banesën e shtetasit F.B, 34 vjeç, banues në Mbrostar Ura, Fier. Shtetasi F.B e ka kapur në banesë duke vjedhur shtetasin Ferdinant Çoku dhe ka përdorur dhunë ndaj tij”, sqaroi policia.
Për këtë materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Vjedhje” e mbetur në tentativë në ngarkim të shtetasit Ferdinant Çoku dhe për kundravajtjen penale të “Vetgjyqësisë” në ngarkim të shtetasit F.B.
Në rastin e dytë u arrestua Artan Osmani, 43 vjeç, banues në Fier.
Policia tha se arrestimi i tij u bë “pasi ka shkuar për të vjedhur tubo hekuri në banesën e shtetasit A.Ç, 27 vjeç, banues në Fier”.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Vjedhje” e mbetur në tentativë.