Loading...

Kukës, 48 vjeçarja hidhet nga ura e Drinit të Zi, qytetari bën gjestin human

Një 48 vjeçare është hedhur nga ura e Drinit të Zi në liqenin e Fierzës në Kukës.

Policia sqaron se shtetasja Z.S, banuese në Xhaf-Zotaj, Durrës, dyshohet të jetë hedhur për shkak se vuan nga depresioni.

Por, fatmirësisht në momentin e ngjarjes, një qytetar e ka parë atë dhe e ka nxjerrë nga uji, duke i shpëtuar kështu jetën.

“Në momentin që shtetasja është hedhur nga ura, është parë nga një qytetar i cili ka bërë të mundur nxjerrjen e shtetases Z.S nga uji. Shtetasja Z.S., po merr mjekim në spitalin e Kukësit, ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Paraprakisht dyshohet që  shtetasja vuan nga depresioni”, sqaron policia.

Grupi hetimor po punon  për përcaktimin e shkaqeve të ngjarjes.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com