UEFA përmes një deklarate në faqen e saj zyrtarë bëri me dije se Inspektorët Disiplinorë që po hetonin Skënderbeun për trukime ndeshjesh janë kërcënuar me jetë.
Skuadrës së ”Ujqërve të Dëborës” iu ndalua pjesëmarrja në kompeticionet europiane për sezonin 2016-2017 me akuzën e trukimit të ndeshjeve.
Sistemi i Zbulimit të Mashtrimeve të Basteve, organi më i lartë futbollistik europian ka sugjeruar masa ekstreme ndaj klubit shqiptar.
Në deklaratë thuhej:
Sot, Inspektorët Disiplinorë të UEFA-s që punojnë në këtë rast kanë marrë kërcënime anonime me jetë, me sa duket kanë për qëllim t’i trembin ata dhe t’i ndalojnë që të kryejnë punën e tyre. Këto kërcënime nuk do të kenë sukses dhe policia është njoftuar gjithashtu.
UEFA mbetet plotësisht e angazhuar në luftën kundër fiksimit të ndeshjeve dhe i gjithë stafi i që punon në këto çështje vendimtare mund të llogarisë mbështetjen e plotë të organizatës”, theksohet në deklaratën e UEFA-s.”
Në lidhje me këtë deklaratë të UEFA-s, klubi i Skëndërbeut ka reaguar duke hedhur poshtë të gjitha kërcënimet.
Reagimi:
Mohojmë kategorikisht dyshimet dhe akuzat. Një veprim i tillë është totalisht jashtë natyrës së ekipit. Raportet në media kanë dalë nga zyrat e UEFA-s.”