Loading...

Var veten një shqiptar në burgun grek, u arrestua se kaloi kufirin ilegalisht

Një shqiptar i ka dhënë fund jetës së tij në një prej dhomave të paraburgimit në Greqi. Ngjarja ka ndodhur në departamentin e policisë në Kissamos, natën e së enjtes.

Sipas mediave greke, viktima është një 54-vjeçar, i cili ishte ndaluar për kalim ilegal të kufirit.

Ai është gjetur i pajetë nga policët, pasi kishte përdorur batanijen e burgut për të varur veten në hekurat e dritares në qeli.

54-vjeçari, emri i së cilit nuk është bërë i ditur, është zbuluar se kishte vdekur, rreth orës 1 pas mesnate. Ngjarja është cilësuar si vetëvrasje.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com