Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Cërrik-Mollas, ku një 20 vjeçar është aksidentuar për vdekje.
Viktima është 20 vjeçari A.Xh me banim në fshatin Shtëpanjë, i cili drejtonte mjetin me targa AA 931 HR.
Mendohet se shkak për këtë aksident është bërë humbja e kontrolli të mjetit nga i riu nga ku makina e tij ka përfunduar jashtë rrugës dhe është përplasur me një kollonë betoni të një muri rrethues. Megjithatë, grupi hetimor nuk ka përcaktuar ende shkaqet konkrete të aksidentit.
Numri i aksidenteve në Shqipëri kap shifra të frikshme si mujore ashtu edhe vjetore, ku shkaktarët kryesorë janë niveli i ndërtimor i dobët që bëhet në rrugë, mungesa e sinjalistiktës, marrja e patentës me lekë dhe shpejtësia tej normave.