Loading...

Amareta te shkrifeta shtepie:Embelsi e lehte magjike

Janë të lehta si një pupël, të shijshme ndërsa të përfshijnë tërësisht me ëmbëlsinë e tyre.

Duhen vetëm 10 minuta në përgatitje dhe 25 minuta në pjekje dhe në fund rezultati do t’ju mrekullojë me shijen e tij.

Sekreti i shijes së këtyre amaretave qëndron tek arra e kokosit e grirë, e cila është edhe përbërësi kryesor i këtyre ëmbëlsirave.

Nëse zakonisht ëmbëlsirat, biskotat apo amaretat përgatiten me miell gruri apo edhe misri, rolin e miellit tek përgatitja e këtyre amaretave e luan arra e kokosit e grirë.

Një tjetër përbërës fantastik që i bën këto amareta edhe më të veçanta është qumështi i kondensuar, i cili e bën brumin të shkrifët dhe të butë njëkohësisht.

Ndiqni më poshtë recetën fantastike  dhe përgatiteni krejt lehtë në shtëpi për të ëmbëlsuar veten dhe më të dashurit tuaj.

Përgatitja e Amaretave të Shkrifëta në Shtëpi

Përbërësit

400 gr arrë kokosi e grirë (e gjeni në supermarkete)

400 gr qumësht i kondensuar i ëmbël (e gjeni në supermarkete)

1 një lugë çaji pluhur vanilje

2 të bardha vezësh të mbajtura në temperaturë ambjenti

Më pak se gjysma e një luge kafeje me kripë

Përgatitja

Parangrohni furrën e sobës në temperaturë maksimale.

Në një tas të madh përzieni arrën e kokosit të grirë, qumështin e kondensuar të ëmbëlsuar dhe vaniljen.

Përziejeni mirë të gjithë masën derisa të bëhet e njëtrajtshme.

Në një tas tjetër, shtoni të bardhat e vezëve si dhe kripën dhe rrihini fortë.

Bashkojini me masën e arrave të kokosit dhe qumështit të kondensuar.

Përzjeini të gjitha bashkë. Shtroni letër pjekjeje në tavë dhe vendosni nga një lugë gjelle me brumin e përftuar.

Vendosini amaretat rreth 2 centimetra larg njera tjetrës sepse gjatë pjekjes amaretat do të fryhen dhe zmadhohen disi.

Piqini përreth 25 minuta derisa ngjyra e tyre të bëhet e artë në të kaftë. Lërini të ftohen dhe më pas shërbejini. Mund t’i shoqëroni me një filxhan kafeje por edhe çaji gjithashtu.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com