Alfred Ismaili është marinari shqiptar i cili u gjet i pajetë në datën 1 shkurt në Britani.
32-vjeçari nga Durrësi u gjet me plagë në gjoks në portin “Alexandra Dock”, në një anije mallrash me emrin “SMN Explorer”.
Ditë e djeshme nisën hetimet për të zbardhur vdekjen e tij të mistershme.
Babai i tre fëmijëve të mitur dyshohet se ka pësuar dëmtime në gjoks gjatë kohës që po punonte.
Ai jetonte me gruan, fëmijët dhe dy pleq të vuajtur e të sëmurë.
Në lidhje me këtë lajmë ka reaguar edhe Refik Goli, konsulli dhe sekretari i dytë në Ambasadën Shqiptare në Londër.
Goli u shpreh se:
Ne jemi të vetëdijshëm për humbjen e Alfred Ismailit dhe ne po bashkëpunojmë me autoritetet britanike në këtë rast, megjithatë policia në Britani të Madhe ende nuk ka një raport zyrtar mbi shkaqet e vdekjes për të vazhduar me riatdhesimin në Shqipëri”.
Familjarët kanë dhëne një mesazh prekës nëpërmjet avokatit të tyre.
Në deklaratë thuhej:
Pse kaq shumë vuajtje? Nuk është e drejtë. Ai nuk ishte një kriminel, thjesht një detar i thjeshtë, duke u kujdesur për familjen e tij”.