Loading...

Pas kërcënimeve dhe incidenteve me Turqinë, Tsipras i përgjigjet ashpër Erdoganit

Kryeministri grek Aleksis Tsipras i është përgjigjur ashpër Presidentit turk, Rexhep Taip Erdogan, lidhur me kërcënimet që ky i fundit i drejtoi Athinës zyrtare një ditë më parë. Reagimi i Erdogan pasoi një incident të ndodhur pranë ishullit Imea, ku një anije e rojes bregdetare turke goditin në pjesën e pasme një anije greke, po të rojes bregdetare.

“Nuk do të lejojmë ose tolerojmë asnjë dyshim mbi integritetin tonë territorial dhe të drejtat sovrane”, tha Tsipras, duke iu përgjigjur në këtë mënyrë deklaratave të Presidentit turk dhe zyrtarëve të tjerë të këtij vendi.

“Greqia nuk luan lojëra, ajo ndodhet në bërthamën e fortë të BE-së, është anëtare e NATO-s me rol të fuqishëm rajonal, dhe aleanca ndërkombëtare shtyllë e sigurisë në një rajon të destabilizuar”, shtoi Tsipras.

Në vijim, Kryeministri grek tha se kufijtë detarë të Greqisë janë ato lindorë të të gjithë BE-së, e këtë duhet ta kenë parasysh të gjithë ata që fantazojnë për zonat e kontestuara dhe vënë në dyshim elementët më të thjeshtë të së drejtës ndërkombëtare.

Ndërkohë, ministri i Mbrojtjes së Greqisë Panos Kammenos, në samitin e Ministrave të NATO-s në Bruksel, ka informuar homologët e tij për incidentet me Turqinë gjatë muajit të fundit në Egje, duke iu paraqitur atyre edhe videodokumente, të cilat thuhet se kanë shkaktuar reagime të forta politike.

“Greqia është vendi që, edhe pse është sulmuar disa herë nga Turqia, mbështet integrimin e saj në BE, por Greqia është gjithashtu një vend që duhet të mbrojë integritetin e saj territorial, si dhe kufijtë europianë”, tha Kammenos.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com