Përfundoi me kapjen e shqiptarit dhe 17 kg drogë, ndjekja e policisë italiane ndaj një 28-vjeçari, në Francavilla të Italisë.
Ndjekja ishte e gjatë, dhe në përfundim shqiptarit iu sekuestrua edhe një sasi droge, 9 kg marijuanë dhe 8 kg hashash.28 vjeçari shqiptar, që shërbente si korrier, u kap nga policia e Chietit në rrugën nacionale Adriatica.
Pas një ndjekjeje që zgjati disa kilometra, i riu që ngiste BMW-në, u ndalua në veri pranë kufirit me Pescara-n.
28 vjeçari është treguar menjëherë nervoz dhe nga kontrolli i automjetit, u gjet në bagazh një çantë shpine ku gjendej sasia e drogës.
Gjatë një kërkimi në shtëpinë ku jetonte, u zbuluan edhe drogëra të tjera dhe 600 euro.