Komenti i Genti Kames për Ema Andrean që e quante “ish kurva e Edi Ramës dhe topelëpirëse” mori dhenë ditën e djeshme.
Mirëpo, është pedagogu dhe gazetari Agim Xhafka që i ka dhënë një tjetër interpretim këtij konflikti mes aktorëve.
Xhafka shkruan si më poshtë:
Sot në thuajse gjithë portalet u dha një lajm që Genti Kame,artist në mjaft filma francezë dhe italianë,djali i regjisorit Gëzim Kame,kishte fyer rëndë aktoren Ema Andrea,kandidate për drejtore e Teatrit Kombëtar. Dhe si fakte silleshin fjalët që ai i adresoi asaj.
Në leximin e parë dhe të fundit dukej açik që donte ta denigronte e poshtëronte Emën. E ia arriti që thuajse në krejt lexuesit e internetit kjo artiste të damkosej. Komentet erdhën lumë e thuajse shumica merrnin në mbrojtje Emën. E quanin Gentin një djalë me plot epitete rënduese dhe konkluzioni delte se ky qenkej jo në rregull nga trutë.
Në fakt ,unë që njoh mirë Gentin, por më shumë Gëzimin,m’u duk pak agresiv fjalori që përdori. Dhe në brendësi ndjeva çudi e u ligështova që kjo familje kaq e nderuar bëri një gabim të tillë. Se djali të sjell në shtëpi suksesin,por edhe turpin.
Hyra në thuajse gjithë portalet,pashë dhe një emision te Top Channel ku flitej për Teatrin Kombëtar e ku ishte i ftuar Gëzim Kame. Ai foli për ligjin e teatrit dhe aty ndodhën ca pérplasje,të cilat ishin origjina nga erdhi dhe reagimi i Genti Kames.
Në atë emision babai i tij,regjisori Gëzim Kame tha se ç’mendonte për ligjin. Se ndaj u thirr ,per të folur. Kundërshtaret e mendimit të tij e quajtën mbështetës të qeverisë. Unë,që e njoh mirë këtë artist,e quajta sharje pa vend. Se Gëzim Kame ka qënë kundër ligjit të Ramës pér teatrin qysh në vitin 1998,kaq kundër sa bashkë me Roland Trebickën braktisën Teatrin Kombëtar dhe krijuan një trupë private me të cilën u bënë avangardë të artit skenik. Për disavjet bashkë me Elvira Diamantin,Robert Ndrenikën,Suela Konjarin,Hervin Çulin,Marjeta Larjen,Vangjel Toçen. Medi Malkën e plot të tjerë dhanë aq shfaqje sa teatri kombëtar nuk i dha për njëzet vjet.
P.sh. “Darka e të marrëve “ u shfaq 150 herë rresht,madje në ca ditë dhe dy herë në ditë,ose “Stjuardesat” u shfaq në sallën e Teatrit Te Operas,gjë që as kishte ndodhur,as ka ndodhur. Kështu vazhdoi maestro Kame nga suksesi në sukses,për të pasur në cv e vet veç gjerdanë që shkëlqejnë.
Pra ai jo vetëm s’ka qënë mbështetës i qeverisë,por ka punuar jashtë organikës së teatrit dhe ia ka dalë me sukses si mjaft trupa të tjera që u krijuan në ato vite.
Ndërkohë, Ema Andrea,pasi dëgjon një reagim të tillë,se Gëzim Kame qenka mbështetës i qeverisë,lëshon një fyerje mjaft të rëndë pë ish-pedagogun e saj Kame,për kolegun saj Kame,për artistin e madh Kame.(E keni te fotografuar më poshtë.)
Pas kësaj fjalie mbushur me neveri,përbuzje,helm,qelb e pështirosje,Gëzim Kame nuk reagoi,u përmbajt. Ndërsa djali i tij,artisti Genti Kame u lëshua me breshëri. Se pa që babai i vet u mor zvarrë jo vetëm në tv,por edhe në rrjete sociale. Kur lexova se çfarë Ema kishte shkruar mendova se në se ajo do fliste kështu për babain tim çfarë do bëja. Po iu përgjigjem se do reagoja shumë egër,më egër se Genti.
Ngjarja e sotme m’u faneps si një episod filmik. Ema me pistoletë “gjuan” Gëzimin për ta vrarë. I biri tronditet nga ngjarja dhe i bërtet vrasëses duke e sharë ç’t’i vijë.
Ndërkohë publiku i bërtet Gentit pse shan një femër. Harrojnë që ajo femër gjuajti, plumbi doli prej gojës së saj.