Universiteti i Peloponezit anuloi ceremoninë dhënies së Titullit të Nderit për Presidentin rus, Vladimir Putin. Aktiviteti ishte parashikuar të mbahej më 22 Shkurt nga Departamenti i Arkeologjisë dhe Menaxhimit të Kulturës e Historisë në këtë universitet.
Argumenti është se presidenti i Rusisë e ka të pamundur pjesëmarrjen në këtë aktivitet. Por çështja duket se shkaktoi një shumëllojshmëri reagimesh si në bashkësinë universitare dhe në opinionin publik.
Sipas Kathimerini, qëllimi i Departamentit të Arkeologjisë dhe Menaxhimit të Kulturës e Historisë në Universitetin e Peloponezit ishte të nxirrte në pah marrëdhënien që Rusia ka historikisht me Greqinë. Ceremonia do të mbahej në sallën “Nicholas Politis” të Shkencave Humanistike dhe Studimeve Kulturore në Kallamatës. Sipas burimeve Presidenti rus do të përfaqësohej nga ambasadori i Rusisë në Greqi, Andrei Maslov, i cili do të mbante dhe një fjalim me temë “Rusi – Greqi: Së bashku me përmes shekujve “.