Loading...

E ekzekutuan në tunel te ish Blloku, ja kush është viktima.

Publikohen pamjet e para nga vendngjarja ku u ekzekutua me armë zjarri një 64-vjecar me inicialet M.B mbrëmjen e sotme në kryeqytet.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në parkimin e nëndheshëm të një pallati në zonën e ish Bllokut, në rrugën ‘Nikolla Tupe’. Viktima ishte duke hipur në makinë kur është qëlluar për vdekje me armë zjarri nga disa persona të paidentifikuar.

Policia në vendngjarje ka konstatuar shenja plumbash dhe gjaku në trupin e viktimës. Sipas dëshmitarëve ata kanë parë një makinë të dalë nga garazhdi i pallatit me shpejtësi.

Dyshohet se atentatorët kanë qëlluar nga një makinë tip ‘BMW’ e zezë, ndërsa më pas janë larguar. Deri më tani janë shoqëruar 3 persona.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=dYG1rdQMLAc]

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com