Arrestohet në flagrancë një shtetas pasi ka tentuar të ndihmojë një tjetër shtetas të kalojë kufirin shqiptar në mënyrë të paligjshme!
Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin :
Hetnor Habilaj, 46 vjeç, banues në Vlorë.
Arrestimi i këtij shtetasi u krye pasi mëngjezin e sotëm në PKK.Portit Vlorë, ka tentuar të ndihmojë shtetasin A.F., të kalojë në mënyrë të paligjshme Kufirin Shqiptar.
I arrestuari Hetnor Habilaj e kishte fshehur shtetasin A.F., brenda krevatit të kabinës së kamionit të cilin drejtonte.
Gjithashtu ka filluar procedimi penal në gjendje të lire për veprën penale “Kalim i paligjshëm i kufirit”, ndaj shtetasit A.F., 50 vjeç, banues në Vlorë.
Materialet do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprimet e mëtejshme proceduriale.