Loading...

Shkatërrohet organizata e shfrytëzim prostituticionit, mes tyre shqiptarë

Një grup kriminal, anëtarët e të cilit rekrutonin femra për të ushtruar prostituticion dhe i reklamonin online, janë arrestuar nga policia greke.

12 anëtarë të grupit kriminal me kombësi të ndryshme përfshirë shqiptarë, rumenë, rusë, gjeorgjianë dhe grekë janë arrestuar.

Gjithashtu policia greke ka identifikuar dhe është në kërkim të 8 anëtarëve të tjerë, si edhe pronarit të ambientit ku kryhej prostitutcioni.

Kundër tyre është ngritur akuza e organizimit kriminal, trafikimit të qenieve njerzore, shkeljen e ligjit mbi personat e paguar.

Në kuadër të hetimeve u identifikuar një minorene bulgare, që ishte rekrutuar nga organizata kriminale për shfrytëzim seksual.

Sipas mediave greke autorët kishin një organizatë kriminale të strukturuar me qëllim shfrytëzimin seksual të femrave nëpërmjet shëbimeve online.

Sipas hetimve të policisë, ata kishin krijuar një faqe interenti për të reklamuar femrat të cilat mbaheshin ‘të burgosura’ dhe detyroheshin të kryenin marrëdhënie seksuale.

Pasi klientët përzgjidhnin femrat online i takonin në hotel apo bordello.

Në veçanti, u identifikuan se femrat më të rekrutura ishin nga Shqipëria dhe Rumania

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com