Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani duke iu referuar përgjimeve më të fundit, videos së publikuar me protagonist ervin Salianjin dhe asaj çfarë flitet për përgjimin e dy ministrave të qeverisë “Rama”, ironizon duke thënë se opozita e ka mendjen te “zogu”, ndërsa qeveria te “tenderat”.
Shkrimi Manjanit:
Hej dreq o pune! Deputetët djathtas shkëmbejnë mesazhe të tipit: “të henksha zogun…”- muhabet opozite!
Deputetët majtas shkëmbejnë mesazhe të tipit: “po tenderi im kur behet”?- muhabet qeverie!
Njerëzit që i zgjodhën deputetët shqyejnë sytë nga ç’shohin aty e ç’u dëgjojnë veshët- muhabet populli! Po që e do vertetë një reformë ky parlament! Po kush do ta marrë nismën?! Ja, këtu kemi mbetur të gjithë si guakë! Ndaj dhe kemi këtë qeveri…