Loading...

Drogë me postë nga Roma në Londër, arrestohet dy shqiptarët e “çmendur”

Dy shqiptarë kanë rënë në pranga të policisë së Romës, ditën e stome pasi ata janë kapur duke transportuar drogë.

Sipas mediave italiane, shqiptarët e arrestuar janë shtetasit me iniciale K.N e K.G 29 e 37 vjeç me akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogës.

Disa ditë më parë ata kishin tentuar të dërgonin rreth 75 kg marijuanë nga Roma në Londër, me anë të shërbimit të një agjencie private postare.

Pas kontrollit të kryer në agjencinë postare si dhe duke analizuar imazhet e marra nga videotelekamerat e zonës, Policia e Romës ka mundur të identifikoj dy shqiptarët që kishin postuar drogën.

Ata u arrestuan në flagrancë pasi u paraqitën në agjencinë postare për të pasur informacion nëse kishin mbërritur në destiancion pakot e tyre.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com