Loading...

Skandali CEZ : Pas Shkëlzen Berishës, prokuroria “ultimatum” policisë: Gjeni patjetër Nue Kalajn

Prokurorët që po hulumtojnë rreth dosjes CEZ, kanë kërkuar nga Policia e Shtetit që të gjej Nuel Kalajn, personin e përfolur si negociator i privatizimit të OSHE-së nga CEZ gjatë qeverisë “Berisha”.

I akuzuar dhe faktuar si sekser i Shkëlzen Berishës,  Kalaj nuk i është përgjigjur dy fletë-thirrjeve të dërguara në adresë të tij në Tiranë.

Në këto kushte, organi i akuzës ka kërkuar shoqërimi i tij të detyruar për t’u përgjigjur para drejtësisë.

Kalaj prej disa kohësh rezulton se është jashtë shtetit ndërsa ndihmë për shoqërimin e tij  është kërkuar edhe nga autoritetet kosovare.

Deri më tani kanë dëshmuar Shkëlzen Berisha dhe ish-ministri energjitikës Genc Ruli si persona të implikuar në supergrabitjen prej 450 milionë euro.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com