Një i ri shqiptar nga Vushtria raportohet të jetë vrarë në luftën qytetare në Siri. K.A është viktima e radhës nga Kosova në luftën e Sirisë. Vrasja e tij raportohet se ka ndodhur më 2 shkurt.
Shqiptari jetonte në Gjermani, nga ku i ishte bashkuar luftëtarëve në Siri. Vrasja e vushtrriasit shënon vdekjen e 75 të shqiptarëve nga Kosova në konfliktin e Sirisë dhe Irakut. Ndërkaq të dhënat e Policisë tregojnë se në zonën e konfliktit janë duke qëndruar 196 qytetarë të Kosovës prej të cilëve 95 fëmijë dhe 40 gra, njofton albinfo.ch.
Ndërsa më shumë se 100 janë kthyer nga konflikti në Lindjen e Mesme dhe ata janë duke u përballur me drejtësinë. Disa nga ta janë dënuar me disa vite burgim.