Pasuria e bashkëshortes aktuale të Kryeministrit Edi Rama vlerësohet të jetë as më pak e as më shumë, por plotë rreth 2 milionë euro.
Të paktën kjo bazuar në të dhënat e fundit të bëra publike në media. Ndër pasuritë e saj, Linda rezulton të ketë në bashkëpronësi 5 apartamente, secila me 100 metra katrorë 4 sipërfaqe toke dhe 3 garazhe.
Sipërfaqja e 5 shtëpive të banimit rezulton 610,62 metra katrorë. Nëse do ti referoheshim çmimeve të banesave, vlera e tyre do të ishte rreth 1.2-1.3 milion euro.
Sipërfaqja totale e tokës rezulton rreth 6000 metra katrorë, me një vlerë prej rreth 600 mijë euro, shkruan “Syri”.
Vlera e 3 garazheve do të shkonte rreth 100 mijë euro.
Pra në total vlera e pasurive të paluajtshme të Linda Ramës rezulton të jetë rreth 2 milion euro.
Në këtë vlerë nuk përfshihet vlera e pasurisë së paluajtshme, e krijuar gjatë këtyre viteve martese me Edi Ramën.
Mjaft e çuditshme është mënyra se si ka arritur Linda Rama që të kursejë kaq shumë gjatë gjithë jetës së saj, duke pasur një rrogë modeste dhe të thjeshtë në shtet. Nëse bëjmë dy llogari, rrjedhimisht i bie që çdo muaj Linda të ketë kursyer rreth 8 mijë euro në muaj për të bërë 100 mijë euro në vit, për të blerë pasuritë e saj të paluajtshme.
Ose është njeri me fat, ose… “i ka pjellë kaposhi” atëherë.
Cila është pasuri e Linda (Lindita) Ramës?
Gjatë jetës bashkëshortore, Lindita dhe Thanas Xhillari mësohet se kanë krijuar pasuri të konsiderueshme të paluajtshme, si më poshtë:
1-Vresht me sipërfaqe 870 metra katrorë në Mjull Bathore. Pas divorcit kjo pasuri ka kaluar në pronësi të Thanas Xhillarit.
2-Apartament me sipërfaqe 158.5 metra katrorë, në kufirin verior të Ambasadës së SHBA-së në Tiranë, pronë e krijuar në vitin 2001. Pas divorcit kjo pronë ka kaluar në pronësinë e Thanas Xhillarit.
3-Dy garazhe me sipërfaqe 28.4 metra katrorë dhe 21 metra katrorë, pronë e krijuar në vitin 2003 dhe pas divorcit i ka kaluar Thanas Xhillarit.
4-Tokë arë, me sipërfaqe prej 360 metrash katrorë në fshatin Qatos-Korçë. Pronë e krijuar në vitin 2005 dhe kaluar në pronësi të Thanas Xhillarit.
5-Apartament me sipërfaqe prej 100 metrash katrorë në rrugën ‘Vaso Pasha’ (ish-bllok), pronë e krijuar në vitin 2008, në bashkëpronësi me Ylli Çabirin. Pas divorcit, pjesa takuese e pronësi i mbetet, Lindita Xhillarit së bashku me Ylli Çabirin, të cilët në gusht të vitit 2009 ia kalojnë Ertjan Çabirit.
6-Apartament me sipërfaqe 103 metra katrorë në rrugën ‘Vaso Pasha’ (ish-bllok), pronë e krijuar në vitin 2008, në bashkëpronësi me Ylli Çabirin. Pas divorcit, pjesa takuese e pronësi i mbetet, Lindita Xhillarit së bashku me Ylli Çabirin. Më 31 gusht 2009, Lindita Xhillari e shet pjesën e saj të bashkëpronësisë duke mbetur kështu pronar i vetëm Ylli Çabiri.
7-Apartament me sipërfaqe 146.15 metra katrorë në rrugën ‘Pjetër Bogdani’, pronë e krijuar në vitin 2007 bashkë me Ylli Çabirin. Pas divorcit pjesa takuese e pronësi i mbetet, Lindita Xhillarit dhe Ylli Çabirit. Në 31 gusht të viti 2009, Ylli Çabiri e shet pjesën e tij të bashkëpronësisë, duke mbetur kështu pronare e vetme, Lindita Xhillari.
8-Garazh me sipërfaqe 17 metra katrorë e ndodhur në rrugën ‘Pjetër Bogdani’. Pronë e krijuar në vitin 2007 bashkë me Ylli Çabirin. Pas divorcit pjesa takuese e pronësi i mbetet, Lindita Xhillarit dhe Ylli Çabirit. Në 31 gusht të viti 2009, Ylli Çabiri e shet pjesën e tij të bashkëpronësisë, duke mbetur kështu pronare e vetme, Lindita Xhillari.
9-Apartament me sipërfaqe 102.97 metra katrorë në Tiranë, rruga ‘Ismail Qemali’, pronë e krijuar nga Lindita Xhillari në vitin 2006 dhe se pas ndarjes së pasurisë, të dy bashkëshortët kanë rënë dakord t’ia kalojnë vajzës së tyre, Rea Xhillari.
10-Tokë arë me sipërfaqe 2582 metrash katrorë në Surrel, Tiranë, pronë e cila pas divorcit i mbetet Lindita Xhillarit.
11-Tokë arë me sipërfaqe 1955.5 metrash katrorë në Surrel, pronë që pas divorcit i mbetet Lindita Xhillarit.