Loading...

U akuzua për vrasjen e Dejvi Kasmit, greku hedh akuza të rënda për policinë shqiptare

I akuzuar për vrasjen e Devi Kasmit, disa javë më parë në Tiranë, shtetasi grek Efthimiou Efthimious vijon ende t’i qëndrojë versionit se nuk është ai vrasësi.

Efthimiou Efthimious ka folur në mediat greke, në ambientet e burgut të Bradasheshit, nga ku ka deklaruar se ai nuk patur asnjë gisht me vrasjen mafioze të Devi Kasmit.

“Jam stërvitur në jetën time vetëm për të mbrojtur jetë dhe jo që të marr jetë. Policia shqiptare donte që të gjente një viktimë që të lehtësonte veten nga çështja dhe gjeti dike, pasi kishte siguruar disa të dhëna mbi gjatësinë dhe mjekrën e vrasësit, që përputhen me mua. Pa asnjë fakt e prove, pa pistoletë pa shenja gishtash pa ADN,” ka deklaruar Efthimiou Efthimious.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com