Loading...

Braimllari: Rama emëron njerëz politik, ja personi që vendosi drejtor në Fier

Lëvizja Socialiste për Integrim ka denoncuar sot një tjetër rast sipas saj flagrant, të emërimit të radhës nga ana e Rilindjes për njerëzit e vet politikë.

Deputeti i LSI-së Endrit Braimllari me anë të një postimi në Facebook  ka denoncuar me foto, emërimin e Ledio Gjyles, si drejtor të Bordit të Kullimit për qarqet Fier, Vlorë dhe Berat, person që sipas tij, ishte liruar më parë nga detyra për shkelje administrative.

Postimi i Braimllarit

Kryeministri mashtrues emëron militant të Rilindjes.

Kryeministri ka emëruar Ledio Gjyla drejtor të Bordit të Kullimit për qarqet Fier, Vlorë dhe Berat, i liruar më parë nga detyra për shkelje administrative. Ky është një Kryeministër që mashtron çdo ditë duke thënë se po reformon administratën publike. I thotë shqiptarëve që nuk ka më emërime politike dhe çdo gjë bëhet me konkurs. Si ka mundësi që konkurset “fiktive” i fitojnë vetëm njerëzit e Rilindjes???!!!

Fotografia e Endrit Braimllari

Fotografia e Endrit Braimllari

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com