Loading...

“Nuk duam luftë, por do të mbrojmë veten ndaj çdo sulmi”

Izraeli thotë se nuk dëshiron luftë, por nuk do të ngurojë të mbrojë veten kundër çdo sulmi apo përpjekje nga Teherani për të marrë një pikëmbështetje në Siri.

“Politika jonë është e qartë: Izraeli do të mbrojë veten kundër çdo agresini dhe çdo përpjekje për të shkelur sovranitetin e saj”, tha kryeministri Netanjahu, raportojnë mediat në Izrael.

Këto deklarata numri një i qeverisë së Tel Avivit i bëri pas një takimi me shefat e ushtrisë duke marrë informacione për ngjarjet më të fundit.

Ai gjithashtu akuzoi Iranin për një përpjekje të tillë, duke iu referuar një incidenti që përfshinte një avion iranian të kapur nga Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF).

Kryeministri Netanjahu tha se kishte diskutuar edhe me presidentin e Rusisë Vladimir Putin dhe me sekretarin amerikan të shtetit Rex Tillerson për përshkallëzimin e tensioneve.

Në orët e para të së shtunës, Forcat Mbrojtëse të Izraelit thanë se kishin kapur një mjet ajror iranian pa pilot, i cili kaloi nga territori sirian në Izrael.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com