Një nga lajmet, që tërhoqi jo pak vëmendjen fundjavën e kaluar, ishte rikthimi pranë publikut shqiptar i këngëtares së talentuar Elvana Gjata. Ajo nuk kishte sjellë asnjë këngë të re në shqip prej dy vitesh, kur lançoi këngën e saj mjaft të suksesshme “Lejla”. Më pas, Elvana provoi suksesin e saj në SHBA ku ajo po vijon me projektet e reja.
Rikthimi në Shqipëri me këngë të reja në shqip, në bashkë- punim me Pirro Çakon dhe Darko Dimitrov, ishte një lajm surpizë për të gjithë ata, që e pëlqejnë Elvanën dhe dihet që janë të shumtë. Koncerti, i cili është quajtur sekret dhe shumë intim, mblodhi në një nga sallat e Sheratonit rreth 100 veta ku vetë Elvana pohoi se janë njerëzit e saj më të afërt.
Në fakt, duke gjykuar nga përmbajtja, më shumë se sa miq intimë të këngëtares, disa syresh, duken si pjesmarrje njerëzish elitarë të kryeqytetiti, shumë të njohur nga fusha të ndryshme, madje edhe nga kahe të ndryshme të politikës. Ishte pak e çuditshme kur pamë se Elvana mund të kishte mike intime deputeten Grida Duma, por edhe Linda Ramën apo Shkëlzen Berishën.
Gjithsesi, koncerti ia arriti qëllimit, për të treguar që Elvana është një këngëtare që bën diferencën dhe që i përket jo vetëm majave të muzikës, por edhe elitave të shoqërisë. Ndërkohë, kurioziteti ishte nëse Elvana do të sillte në koncert të fejuarin e saj. Meqë koncerti ishte për miq intimë, ku ka më intimë se njeriu i zemrës! Por, në fakt, mesa duket, çifti kishte vendosur që ajo natë të kishte si kryefjalë vetëm Elvanën dhe muzikën e saj. Nëse do të kishte ardhur i fejuari, çdo gjë tjetër që do të ndodhte aty, do të kalonte në plan të dytë dhe prezenca e të fejuarit do të ishte kryelajmi.
Por Elvana ka bërë një tjetër zgjidhje, ajo ka patur të pranishëm prindërit e të fejuarit të saj, të cilët thonë që e duan shumë Elvanën. Vjehrri i Elvanës është një personazh i njohur në Tiranë, në botën e biznesit pasi merret me ndërtim. Ndërkohë, rrugën e biznesit po e ndjek edhe djali i tij, i cili tashmë është fejuar me Elvanën.
Padyshim, që Elvana është një nga ato këngëtare që është pasuruar nga muzika, por jetën e saj luksoze, me siguri, tashmë ia mundëson i fejuari i saj, i cili vjen nga një familje e pasur, por që edhe vetë i është futur rrugës së biznesit.
Thuhet, se i fejuari i Elvanës e ka shoqëruar atë kudo, në sipërmarrjen e re të këngëtares për sukses ndërkombëtar, duke i dhënë suportin që i duhet në këtë rrugë të vështirë. Ne i urojmë jetë të lumtur Elvanës dhe suksese në projektet e saj.