Pavarësisht vështirësive financiare që po kalon, Greqia ka ndërmend që të shpenzojë të paktën 4 miliard euro për të blerë dy fregata ultra moderne franceze.
Lajmi jepet nga mediat greke, të cilat konfirmojnë se specialistët francezë kanë mbërritur tashmë në Athinë dhe janë duke diskutuar detajet me qëllim që marrëveshja të mbyllet brenda dhjetë ditëve, përcjell Albeu.com.
Parashikohet që dy fregatat, fjala e fundit e teknologjisë franceze të mbërrijnë në Greqi dy vjet më pas duke forcuar edhe më tepër flotën detare të këtij shteti në konflikt të përhershëm për ishujt me Turqinë.
[youtube https://www.youtube.com/watch?v=baI6qg8X9ng]
https://youtu.be/baI6qg8X9ng