Deputeti i Lulzim Bashës, Agron Shehaj ka nxjerrë emrin e ministrit që sipas tij është nën hetim nga ana e Prokurorisë së Elbasanit.
Ditën e djeshme gazetari Basir Çollaku deklaroi se dy ministra të qeverisë Edi Rama janë në hetim nga Prokuroria e Elbasanit.
Kaq ka mjaftuar që demokrati Shehaj të zbulojë emrin e një prej ministrave në hetim.
“Sipas mediave, Ministri Gjiknuri është i përfshirë në hetimet e Prokurorisë së Elbasanit. Në një vend normal, prokuroria duhet të sqarojë opinionin publik nëse është e vërtetë”, shkruan Shehaj.
Deklarata e Çollakut:
Në prokurorinë e Elbasanit ka një dosje ku janë të përfshirë dhe dy emra ministrash që kanë dalë nga përgjimet e një subjekti tjetër.
Edhe pse nga transkriptimet janë zbuluar emrat e tyre, ata nuk janë thirrur nga prokuroria.
Dy ministra të qeverisë së sotme kanë folur me subjektin për sasira parash. Kjo dosje është në prokurorinë e Elbasanit, por ka shkuar edhe në gjykatë.