Loading...

Mediat greke të bindura: Pakt i kryer, i kemi marrë zonën e pasur të detit Shqipërisë

Ditën e sotme media greke energypress.gr ka publikuar një artikull në të cilën thuhet se marrëveshja mes qeverisë shqiptare dhe asaj greke për ri-demarkacionin e Zonave Ekskluzive Ekonomike, ka përfunduar.
Sipas medias në fjalë, blloku 1 dhe 2 në Jon, i përket Athinës.

Energypress.gr shkruan:

Siç dihet, pala shqiptare ka reaguar seriozisht ndaj perspektivës së eksplorimit të hidrokarbureve në Jon, duke konsideruar se parcelat 1 dhe 2 janë gjithashtu zona kontradiktore”
Më tej ajo shpjegon faktin se historia e formimit të EEZ (Zonave Ekskluzive Ekonomike) me Shqipërinë është e madhe, por duket se për t’i dhënë fund marrëveshjes përfundimisht,, të dy Qeveritë do të dalin shumë shpejt me përfundimin.

Artikulli vazhdon:

Pala greke ka pranuar se përcaktimi i Zonave Ekskluzive Ekonomike me marrëveshjen e kaluar ka qenë nga ana metodologjike pjesërisht i gabuar, një pikëpamje e mbështetur nga Shqipëria deri tani. Pranohet se që gjiret e brendshme duhet të konsideroheshin si “të mbyllura” për të aplikuar dispozitën përkatëse të Konventës së Detit.

Ndërsa, në të njëjtën kohë pala shqiptare ka hequr dorë nga pretendimet apo ankesat në lidhje me shelfin kontinental të ishujve Othonoi dhe Erikoussa, i cili është i një rëndësie të veçantë në lidhje me kontestin greko-turk mbi Kastelorizon.

Nga, ana tjetër vlen të theksojmë se blloqet 1 dhe 2 në detin Jon u tenderuan nga qeveria greke në korrik 2015. Për bllokun 2 në Veri të detit Jon u nënshkrua vitin e kaluar kontrata me konsorciumin – TOTAL- HEP – EDISON.

Media greke shkruan gjithashtu dhe për marrëveshjen e vitit 2009.

Sipas saj marrëveshja e vitit 2009 krijonte një precedent të keq për Turqinë, sepse kjo marrëveshje i jepte të drejta të plota Athinës në ishujt grekë dhe ndarja ishte i bazuar në parimin e “vijës së mesit”.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com