Loading...

10 trajnerët më të mirë në botë, dominojnë strategët italianë

Trajnerët kanë një rol thelbësor në rezultatet e një skuadre në futboll. Me punën e madhe të bëra në një periudhë të gjatë, ata ndërtojnë një skuadër fituese, e cila mund të bëhet dhe një bazë e mirë edhe për të ardhmen. Ernesto Valverde ka marrë në fillim të këtij sezoni drejtimin e Barcelonës, teksa deri më tani ka bërë një punë të shkëlqyer, ndërkohë që Alegri vijoi punën mjaft të mirë të nisur fillimisht nga Konte te Juventusi. Më poshtë keni dhe renditjen e 10 trajnerëve më të mirë, e cila është bërë duke u bazuar te fitoret e marra në përpjesëtim me ndeshjet e luajtura në kampionatet respektive.

Ernesto Valverde (Barcelona), 18 ndeshjet të fituara nga 22: 82%

Strategu spanjoll po bën një punë mjaft të mirë. Të shumtë ishin specialistët që ishin skeptik në fillim, por Valverde ka treguar se mund të bëjë një punë të mira dhe në ekipe të mëdha. Ka formuar një mbrojtje të hekur, dhe për me tepër ka rindërtuar sulmin pas largimit të Nejmar. 82 për qind me fitore është një shifër mjaft e mirë

Masimiliano Alegri (Juventus), 103 ndeshje të fituara nga 137: 75%

Strategu italian drejton bardhezinjtë prej katër sezonesh, duke i shkuar deri në fund gati çdo sezon kompeticioneve të ndryshme në Itali dhe Europë. Ai ka fituar gjithçka në Itali në sezonet e fundit, ndërkohë që Europë nuk ka mundur të fitojë në dy finalet e Championsit. Në Europë asnjë si ai nuk ka më shumë përqindje më të lart fitoresh në tre sezone.

Zinedine Zidane (Real Madrid), 57 ndeshje të fituara nga 79: 72%

Dy Champions League radhazi nuk mund të jenë një rastësi. Në këtë sezon ekipi i tij ka një rënie të dukshme, dhe për këtë qëllim edhe përqindjet e fitoreve kanë zbritur. Gjithsesi nuk dihet nënvlerësuar puna e bërë nga strategu francez.

Maurizio Sarri (Napoli), 70 ndeshje të fituara nga 99: 71%

Ai erdhi si një trajner i panjohur para tre sezonesh, por tashmë është kthyer në një ikonë në Itali. Madje me lojën që ka ndërtuar, nuk ka munguar as interesimi nga skuadra të mëdha si Reali i Madridit, Çelsi dhe Atletiko Madrid, që janë gati për ta rrëmbyer në fund të sezonit

Pep Guardiola (Mançester Siti), 45 ndeshje të fituara nga 64: 70%

Pas sezoni të parë të mbyllur pa asnjë trofe, këtë vit duket se gjërat janë ndryshe. Kampionati thuajse është hipotekuar që tani, ndërkohë që janë ende në garë për Championsin, apo Kupën e Ligës. 45 fitore në 64 ndeshje, nuk është aspak një shifër e keqe.

Antonio Konte (Çelsi), 45 ndeshje të fituara nga 64: 70%

Strategu italian po kalon një ndër momentet më të vështira të aventurës së tij në Londër. Skuadra nuk i është përgjigjur gjatë këtij sezoni, ndërkohë që merkato sipas tij është bërë nga drejtuesit, dhe jo nga vetë ai.

Jup Hejnkes (Bajern Mynih), 151 ndeshje të fituara nga 235: 64%

Me ardhjen e tij në krye të Bajernit, skuadra ka ndryshuar shumë. Tashmë nuk ka rezultat tjetër vetëm fitoreve, ndërkohë që rivalët janë shkëputur ndjeshëm. Hejkens mori drejtimin e ekipit në nj situatë emergjence, ndërkohë që tashmë gjërat duket se janë vendosur në rendin e tyr norma.

Diego Simeone (Atletiko Madrid), 149 ndeshje të fituara nga 234: 64%

Trajneri Argjentinas drejton prej disa sezonesh “Los Kolçoneros”, teksa rezultatet kanë qenë të dukshme. Dy finale Championsi të humbur ndaj Realit dhe një kampionat i fituar. Aspak keq.

Arsene Venger (Arsenal), 470 ndeshje të fituara nga 816: 58%

Ai është padyshim trajneri i fundit më jetëgjatë në krye të një ekip. 816 ndeshje është një shifër e frikshme, por strategu francez ka fituar 470 prej tyre

Simone Inzagi (Lacio), 39 ndeshje të fituara nga 68: 57%

Arkitekti i një ekip të bukur për t’u ndjekur. Ish-sulmuesi i Lacios, i ndihmuar dhe nga merkato e bërë nga Tare, ka ndërtuar ekipin surprizë këtë sezon në Itali.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com