Napoli është në ankth për gjendjen e mbrojtësit Gulam. Algjeriani është dëmtuar sot në stërvitje, duke shqetësuar së tepri për një frakturë në gjurin e djathtë që mund t’i kushtojë qëndrimin për disa muaj jashtë fushave të lojës.
Futbollisti ka udhëtuar drejt Romës për t’u vizituar nga mjeku i njohur Mariani, por në kampin napolitan nuk ka shumë optimizëm.
Kjo bën që në pjesën e mbetur të sezonit, Napolit i mbeten vetëm 3 mbrojtës krahu, ku vetëm Hysaj është shfaqur deri tani në lartësinë e duhur. Kujtojmë që Gulam ka pësuar dëmtimin e rëndë në muajin nëntor të vitit të kaluar në ndeshjen ndaj Sitit.