Loading...

Deputeti seks me sekretaren e tij, reagon Kryeministri: Nuk e ndalojmë dot me ligj

Një skandal seksual ka plasur ditët e fundit në Australi, ku u zbulua se, një deputet pres fëmijë me ish-sekretaren e tij në një kohë kur rezulton i martuar.

Kryeministri australian, Malcolm Turnbull, u shpreh kundër projektligjit që ndalon marrëdhëniet mes ligjvënësve dhe stafit të tyre, nismë e propozuar pas skandalit.

Bannaby Joyce, një praktikant katolik, po pret një fëmijë nga ish-sekretarja e tij e shtypit. Lajmin për lidhjen e re e konfirmoi këtë javë vetë gruaja e deputetit.

Në përpjekje për të rikthyer besimin e publikut, deputetja e pavarur Cathy McGoëan tha se mund të aplikohet një model i përpunuar i ligjit që ka kaluar Kongresi Amerikan, i cili ndalon marrëdhëniet intime mes ligjvënësve dhe stafit të tyre.

Por kreu i qeverisë australiane është kundër. “Marrëdhëniet me mirëkuptim dypalësh mes dy njerëzve të rritur ne nuk mund t’i rregullojmë me ligj”, tha ai para gazetarëve në Kanberra.

Qeveria e qendrës së djathtë e kryeministrit Turnbull ka një maxhorancë të brishtë në Parlament.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com