Pas lajmit që ka qarkulluar në media mbi ndërtimin e tre hidrocentraleve në Osum ka reaguar i revoltuar moderatori dhe producenti Turjan Hyska. “Kjo është një makutëri, një turp, pagrykësi, tradhëti kombëtare në qoftë se kjo ndodh”-ka shkruar Turi në një postim në “Instagram”.
“Këtu duan të bejnë HEC!!! Do jetë ndër aktet më të mëdha anti shqiptare nëse kalon”-ka shkruar moderatori bashkangjitur një fotoje të kanioneve të Osumit. Kujtojmë se kanionet e Osumit janë një nga destinacionet më të vizituara nga turistët vendas dhe të huaj.