Loading...

Taksa surprizë për shtëpitë, ja sa do të paguajnë banorët e pallateve

Taksat për pronat dhe apartamentet duket se do të pësojnë një ndryshim rrënjësor duke filluar nga 1 prilli, për shkak të një projektvendimi nga ana e qeverisë.

Sipas përllogaritjes së taksës së re të shtëpive, e cila do të zbatohet nga të gjitha bashkitë, shtëpitë e ndërtuara para vitit 1993 do të paguajnë më pak me taksën e re të pronës.

Sipas “Panorama” apartamentet e ndërtuara para vitit 1993, të cilat janë privatizuar me çmime simbolike dhe mbi to nuk është kryer asnjë transaksion, çmimi i vlerës do të llogaritet sipas çmimeve fiskale të zonës, por duke zbritur vlerën 30 për qind.

Në rast se ky apartament është shitur apo është blerë, në këtë rast taksa 0,05 për qind do të llogaritet mbi çmimin e transaksionit, pa diferencim.

Në rast se për një apartament ekzistues është kryer një transaksion, pra shitblerje, nuk do të ketë diferencim dhe taksa do të llogaritet mbi vlerën e transaksionit.

Në rast se një qytetar disponon një shtëpi të ndërtuar para 1993 me sipërfaqe 100 m2, vlera do të llogaritet me çmimet fiskale të zonës ku ndodhet apartamenti, por për 70 m2, duke zbritur 30 për qind të sipërfaqes.

Formula e qeverisë parashikon që vlera e çmimit të shtëpisë së privatizuar të zbritet në sipërfaqe.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com