Loading...

20 oficerë të lartë të policisë drejt përjashtimit. Zbardhet arsyeja

20 oficerëve të Policisë së Shtetit me grada të niveleve zbatuese, të mesme dhe të larta, kanë marrë përgjigje negative nga Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar dhe strukturat përkatëse në Policinë e Shtetit, për pajisjen me certifikatën e sigurisë.

Burime pranë Policisë së Shtetit bënë me dije se përgjigja u ka shkuar ditët e fundit, ndërsa vetëm në 3 muajt e fundit janë 60 efektivë të cilëve u janë refuzuar certifikatat e sigurisë.

Arsyet kanë qenë të ndryshmet, që nga incidentet që kanë pasur brenda radhëve të policisë, e deri tek vërejtjet dhe problemet e vërejtura gjatë hetimit të dosjeve të ndryshme.

Ndërkaq, me ligjin për Vetingun në polici, mësohet se këta oficerë nuk duhet të jenë më pjesë e uniformave blu, ndërsa mbetet për t’u parë nëse oficerët do të përjashtohen ose jo nga policia, apo do të emërohen në strukturat e rendit, në qarkullimin rrugor, apo struktura në të cilat nuk është e nevojshme pajisja me certifikatë sigurie.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com