Raporti vjetor i sigurisë së Mynihut thekson se edhe pas marrëveshjeve që janë arritur kohëve të fundit, përsëri është duke u rritur rreziku i një përplasje të armatosur midis Evropës dhe Rusisë.
Raporti përmendi presionin në rritje nga traktatet e çarmatimit bërthamor dhe shqetësimet e vazhdueshme të sigurisë në Evropën Lindore dhe Qëndrore.
“Në këtë gjendje të tmerrshme, gabimet dhe keqkuptimet mund të çojnë në një përplasje ushtarake të paqëllimshme,”
Rreth 500 udhëheqës të lartë qeveritarë dhe ushtarakë nga Evropa, Afrika, SHBA-të, Rusia dhe Gjiri do të debatojnë për sfidat e sigurisë në ngjarjen vjetore në Mynih nga 16-18 shkurt.
“Konflikti në Ukrainë gjithashtu përbën një pengesë të madhe për rrëzimin e tensioneve midis Rusisë dhe Perëndimit,” thuhet në raport.
Ndikimi rus në Evropë është një nga shkaqet që një konflikt ushtarak mes NATO-s dhe Rusisë është jashtëzakonisht i mundshëm edhe pse shtetet evropiane janë kundër luftës.
Gjatë këtij viti dhe vitin e ardhshëm të dy taboret do të mundohen të arrijnë marrëveshje në fushat në të cilat nuk pajtohen në mënyrë që të evitohet çdo konflikt i mundshëm.
Roli i SHBA-ve në stabilizimin e marrëdhënieve ndërkombëtare të fuqive të mëdha është jashtëzakonisht i madh edhe kësaj radhe.