Gjykata e Krimeve të Rënda ka shtyrë gjyqin për dosjen “Treblova”, në kuadër të së cilës ishin sekuestruar 2.4 tonë drogë në rrethin e Vlorës.
Në pretencën e saj, Prokuroria ka kërkuar dënimet e mëposhtme për të pandehurit:
Taulant Haxhiraj- 9 vjet burg
Shkelqim Koçiaj- 8 vjet burg
Marjus Bajrami- 8 vjet burg
Xhovalin Baco-4 vjet burg.
Të pandehurit përfitojne uljen e një të tretës së dënimit për shkak se çështja po gjykohet me kohë të shkurtuar.
Mes të pandehurve ka edhe ish-bashkëpunëtorë të Moisi Habilajajt, i cili po gjykohet në Katania të Italisë për trafik ndërkombëtar droge.