Loading...

Meta i përgjigjet ‘dhëmbë për dhëmbë’ homologut grek: “Shqipëria të mos flasë për çështjen Çame”

Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur sot homologut të tij grek, Prokopis Pavlopoulos i cili pak ditë më parë i kërkoi Tiranës zyrtare të mos e përmend më çështjen Çame.

Në një intervistë “Albanian Daily News” ai ushpreh se qëndrimet e Pavlopoulos nuk sjellin energji pozitive

“Pavlopulos nuk është ne sintoni me Bushatin e Kotzias. Deklaratat e tij nuk i pergjigjen partneritetit. Ne duhet të ruajme qetesine dhe respektin reciprok”, tha Meta.

Pak ditë më parë Pavlopoulos u shpreh se “Është e papranueshme që udhëheqja e Shqipërisë në këto momente të ngrejë çështjen çame. Përveç faktit se kjo çështje nuk ekziston, është më mirë që Shqipëria të mos kujtojë se çfarë do të thotë historia e të ashtuquajturave çamë gjatë periudhës së mizorive naziste në Greqi, nëse dëshiron të ketë ndonjë perspektivë europiane”.

Pa e fshehur gjuhën e ashpër, me të cilën po artikulonte kërcënimet për perspektivën europiane të Shqipërisë, Pavlopoulos tha se historia e çamëve në Greqi është më mirë të harrohet sesa të risillet në aktualitetin politik. “Më vjen keq që jam kaq i ashpër, por në ditë të tilla si kujtimi i holokaustit, ata guxojnë të flasin për çamët. Më mirë të mos kujtojmë historinë e atyre që u shfaqën si çamë në hapë- sirën greke”, ka deklaruar Pavlopoulos.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com