Kanë vijuar edhe gjatë natës kontrollet policore në qytetin e Elbasanit pas ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme.
Policia e Shtetit dhe FNSH kanë zhvilluar një operacion të gjerë në kuadër të goditjes së grupeve kriminale dhe kështu janë kontrolluar disa biznese të familjeve të njohura që kanë pasur konflikte me armë dhe viktima si Çapja dhe Çelaj.
Në përfundim të kontrolleve, tetë persona u arrestuan dhe janë sekuestruar disa armë zjarri, mina me telekomandë dhe sasi lënde narkotike.
Të arrestuarit janë nga Pogradeci dhe Gramshi, qytete ku janë zhvilluar edhe kontrollet në banesë.
Operacioni i gjerë në Elbasan vjen fill pas vizitës së kryeprokurores Arta Marku. Ajo ka kërkuar goditjen e grupeve kriminale si dhe të pasurive të tyre.