Dhimbja dhe malli për djalin e rënë dëshmorë e ka ndjekur si hije tash e 20 vjet. Ndjenjën e mungesës së madhe për Eltonin, babai i tij Gëzim Zherka, e ka shfaqur përmes këngës e cila qysh në notat e para jep emocionin që vetëm një prind mund ta transmetoj në këtë formë sic e ka bërë Gëzimi.
Duke bartur në notat e kësaj kënge mallin e të gjithë prindërve që humbën djemtë në luftë, babai i dëshmorit Elton Zherka, ka sjell një baladë që secili që ka humbur dikë e gjen vetën brenda saj.
“Edhe sot më duket i dëgjoj hapat e tua dhe hijen tënde përqafoj. Për një çast mendoj se je këtu. Të flas o shpirt sa shumë me ke mungu”, janë vargjet e para të kësaj kënge tekstin e së cilës e ka bërë Yll Limani kurse muzikën Florent Boshnjaku.
Kjo këngë që erdhi si ide e Gëzimit, Edi Luzhes dhe Florent Bosnjakut, është dhënë premierë në emisionin Top Show në Top Channel.
[youtube https://www.youtube.com/watch?v=O-bVNHHbcfc]
Gëzimi që muzikën nuk e ka profesion u ngjit në skenë për t’ia kushtuar këtë elegji Eltonit, Permetit dhe të gjithë dëshmorëve të luftës së UÇK-së, në përvjetorin e 10 të pavarësisë dhe në 20 vjetorin e rënies së Eltonit dhe Permetit në betejën e Junikut.
“E ti dje larg e po më sheh më fal që ndonjëherë qaj. Por po me mungon e ti nuk je. Gjithmonë në zemër të mbaj”, janë vargje të kësaj kënge që përlotën Lorik Canën dhe Albana Osmanin derisa Gëzimi po këndonte ndërkohë po evokoheshin kujtimet për “Djemtë e asfaltit”, siç quheshin Eltoni me shokët nga qyteti i Gjakovës.
Kësaj kënge i është bërë edhe spoti i cili pos shumë veçantive tjerave ka edhe docka shumë speciale. Pjesë e tij është edhe Eltoni i vogël, nipi i dëshmorit që pos hijeshisë që i jep këtij spoti bart edhe mesazhin e ripërtëritjes.