Policia e Elbasanit sqaron se ngjarja ka ndodhur rreth ores 19.40 prane kryqezimit te Cerrikut, ne afersi te motoservisit e vete te plagosurit.
Burime bëjnë me dije se i plagosuri është nip i fisit Capja dhe ngjarja dyshohet të ketë lidhje me konflikte te vjetra mes bandave në Elbasan. Sipas policisë Raif Çaushllari është dërguar në spitalin rajonal dhe ndodhet jashtë rrezikut.
Ndërsa në Elbasan ka zbarkuar edhe FNSH duke ngritur ngritur shumë pika kontrolli duke bërë krehjen e zonës. Të shoqëruar janë disa persona që kanë qënë dëshmitarë të ngjarjes, ndërsa është sekestruar edhe arma e krimit.