Loading...

Fino i tensionuar pas rezultatit: Zgjedhje të pandershme, asgjë nuk ka mbaruar

Armand Duka është përzgjedhur sot për herë të pestë president i FSHF-së duke fituar garën me rivalin e tij Bashkim Finon.
Duka arriti të triumfojë pas raundit të dytë ku arriti të marrë plot 38 vota, ndërsa Fino vetëm 24.

Pas zgjedhjeve, ka reaguar Bashkim Fino duke e quajtur procesin zgjedhor të pandershëm dhe të manipuluar.

Ai deklaroi me bindje se beteja nuk ka mbaruar dhe do t’i shkojë deri në fund duke e dërguar çështjen në gjykatë, UEFA, madje edhe deri në KAS.

Kjo është deklarata e Finos:

Nuk jam i zhgënjyer nga rezultati pasi e prisja. Dua të them se procesi ishte i parregullt. Diferenca prej 14 votash është nga 12 shoqatat ilegale që ne e kishim paralajmëruar prej kohësh. Ne nuk do ndalemi dhe do të vazhdojmë procesin tonë ligjor deri në fund. Si fillim do kemi shpresë te gjykatat shqiptare, pastaj . Shumë ekipe nuk janë pjesë e lojës por votuan, si Pojani etj. Federata kishte dhe gurin dhe arrën, ndaj për mua këto zgjedhje janë të pavlefshme”, deklaroi Fino.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com