Loading...

Zbulohet fytyra e shqiptarit-grek, është kreu i nazistëve të Agimit të Artë për Sarandën e Delvinën

Ky është Leonidha Kazali, i cili njihet si shefi i Agimit të Artë për Sarandën dhe Delvinën. Ai është një minoritar grek, i cili jeton në një fshat në Sarandë dhe është martuar me një vajzë shqiptare nga Delvina.

Ai dyshohet se është përgjegjës për shpërndarjen e broshurave anti-shqiptare në Sarandë, ngjarje e ndodhur disa vite më parë, kur në mediat shqiptare dhe ato greke u përhapën fotot e njerëzve me maska që shpërndanin këto broshura.

Në fotot e publikuara nga “neëstart”, Leonidha Kazali shihet në monumentin e Mitropolitit të Konicës Sebastianos, një klerik ortodoks grek i tërbuar, antishqiptar që ka themeluar disa organizata terroriste greke si MAVI, PASIVA dhe SFEVA.

Në foton tjetër ai shihet në shtëpinë e tij në Shqipëri me flamurin e partisë naziste Agimi i Artë.

Në foton e tretë Leonidha Kazeli ka dalë me Robert Haidin nga Lukova, shefi i partisë naziste për Himarën, një figurë e njohur tashmë antishqiptare publike.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com