Këtë të mërkurë do të jemi dëshmitarë të një dueli dhe përplasje të madhe në botën e futbollit, por jo ndeshje në fushë. Do ketë përballje votash dhe lobimi për kreun e FSHF ku ndeshen Armando Duka dhe deputeti Bashkim Fino.
Fushata u zhvillua e egër mes tyre, me akuza që as politika nuk i kishte provuar këto 27 vite. Duka me akuzën se ka përballë PS-në dhe sekretarin socialist, kurse Fino me akuza për keqmenaxhim. Ndërkohë mësohet se krejt pushteti dhe strukturat e shtetit janë angazhuar për të fituar deputeti Bashkim Fino. Megjithatë vota është e fshehtë dhe nuk dihet se si del votimi.
Mësohet se stafi i Finos do ta fillojë seancën e votimit me një përballje me 12 shoqatat e futbollit të cilat kanë të drejtë vote. Bashkim Fino ka deklaruar se nuk do ti lejojnë të hyjnë në sallën e votimit 12 anëtarët në fjalë. Ndërkohë stafi i Dukës do ti fusë në sallë, pasi janë delegatë, sipas statutit. Policia aty do jetë, por është më pranë Finos. Nga UEFA do jenë të pranishëm. Fino ka deklaruar se nëse humb nuk do ti njohë zgjedhjet në FSHF, gjithnjë nëse votojnë edhe 12 delegatët e shoqatave të futbollit.
Pritet pak përplasje edhe fizike, por shpresojmë që jo siç është parashikuar…