Loading...

Kujt i përkasin 1.4 milionë eurot e sekuestruara në Lezhë?

Pasuria me vlerë 1.4 milionë euro e sekuestruar në Lezhë ditën e sotme i përket një emri të dëgjuar për drejtësisë shqiptare dhe italiane.

Bëhet fjalë për Valentin Selajn, ish të dashurin e gazetares Viola Spiro.

Selaj është arrestuar pak kohë më parë në Itali si një nga bosët e trafikut të kokanës që vinte nga Amerikan Latine. Burime për “Panorama” bëjnë me dije se dy personat e tjerë që i përket një pjesë e kësaj pasurie janë vëllezrit e tij.

Ai u arresua pas hetimeve nga dy prokuroret holandeze, dhe më pas Policia italiane dhe ajo e Holandës finalizuan një megaoperacion antidrogë më 16 nëntor, duke vënë në pranga 7 persona, që trafikonin kokainë nga Amerika e Jugut, në Roterdam e më pas në Firence.

Policia italiane publikoi edhe pamjet e operacionit, ku mes të arrestuarve ishte edhe 28-vjeçari nga Lezha, Valentin Selaj, i cili rezultoi të ishte i dashuri i moderatores së njohur shqiptare, Viola Spiro. Në pamje duket qartë ku zhvillohej aktiviteti i grupit kriminal si dhe gjithçka që u sekuestrua.

Lajmi u bë publik fillimisht nga gazeta italiane “La Nazione”, e cila nuk jep shumë detaje, por në faqen e saj të parë ka publikuar një foto të shqiptarit Valentin Selaj bashkë me prezantuesen Viola Spiro. Sipas gazetës italiane, i dashuri i Viola Spiros kishte një rol shumë të rëndësishëm në grupin e trafikut të drogës, pasi siguronte kokainën nga Amerika e Jugut në Fierence, përmes shtetit të Holandës.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com