Drejtoria e Pergjithshme e Aluiznit ka hedhur një njoftim në të cilin thuhet se ka 200 vende të lira pune
Përtej kushteve të zakonshme ligjore, për këto 200 vende pune, kane vetëm dy kushte bazë për të përfituar nga këto kontrata:
- Të keni dëshirë dhe vullnet për të punuar;
- Të keni mbaruar shkollimin në një nga specialitetet e mëposhtme:
– Gjeodezi, të paktën diplomë Bacelor;
– Topografi, të paktën diplomë Bacelor;
– Gjeo-informatikë, diplomë Master.
Kushdo që plotëson këto dy kushte, të paraqitet pranë drejtorive tona, të ALUIZNI-t, të ZRPP-së dhe ATP-së, dhe do të ketë të garantuar lidhjen e kontratës.